Ndërlidhjet

Dy familje humbën jetën pas daljes nga shtrati të lumit në Sicili


Ilustrim

Nëntë persona të dy familjeve kanë ndërruar jetë pas rrëmbimit nga lumi në Sicili që doli nga shtrati dhe përfshiu shtëpitë e tyre.

Fëmijë të vegjël dhe të moshuarit nuk e përballuan goditjen e lumit brenda në shtëpi. Vetëm tre persona që ishin jashtë shtëpisë shpëtuan.

Ditët me reshje të mëdha dhe erëra të forta kanë lënë të vdekur të paktën 17 persona në Itali. Gjashtë rajone janë nën ethet e përfshirjes së stuhisë.

Dymbëdhjetë anëtarë të dy familjeve ishin mbledhur për të kaluar natën së bashku kur uji e lumit Milicia goditi shtëpinë.

Dy baballarët dhe njëri nga djemtë kanë arritur të shpëtojnë derisa nënat dhe fëmijët kanë mbetur viktima të tragjedisë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë në kërkim të personave tjerë të humbur që kanë mundur të pësojnë nga stuhia.

XS
SM
MD
LG