Ndërlidhjet

Irani fajëson Izraelin për komplotin e supozuar në Danimarkë


Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi.
Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi.

Ministri iranian i Inteligjencës, Mahmud Alavi ka pretenduar se një komplot iranian për të vrarë një aktivist opozitar në Danimarkë, ka qenë pjesë e konspiracionit izraelit me qëllim të dëmtimit të marrëdhënieve të Teheranit me Bashkimin Evropian.

Alavi ka thënë për televizionin shtetëror të Iranit më 5 nëntor se “regjimi zionist” është mbrapa komplotit, ndonëse nuk ka dhënë detaje tjera.

Danimarka ka njoftuar javën e kaluar se policia ka kryer një operacion në muajin shtator, i cili është nxitur nga një komplot iranian me qëllim të vrasjes së një figureje opozitare në Danimarkë.

Policia suedeze ka arrestuar një qytetar norvegjez me prejardhje iraniane më 21 tetor dhe e ka ekstraduar atë në Danimarkë.

I dyshuari norvegjez ka mohuar akuzat derisa edhe Qeveria iraniane ka mohuar ndonjë përfshirje.

Autoritetet daneze po ashtu kanë thënë se shënjestra e komplotit të supozuar ka qenë lideri i Lëvizjes Arabe për Lirimin e Ahvazit.

Kjo Lëvizje synon ndarjen e arabëve në një shtet të veçantë, të cilët banojnë në provincën jugperëndimore të Iranit, Kuzestan.

Teherani ka fajësuar po këtë grup për sulmin e muajit shtator, në një paradë ushtarake në Ahvaz, pasi ka lënë të vdekur të paktën 25 persona.

Arabët janë grup minoritar në Iran. Disa e konsiderojnë veten pjesë të pushtimit persian dhe bëjnë thirrje për pavarësi apo autonomi.

XS
SM
MD
LG