Ndërlidhjet

Homazhe për Astrit Deharin në dyvjetorin e vdekjes


Astrit Dehari

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje bënë homazhe te varri i Astrit Deharit, i cili vdiq dy vjet më parë.

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur teksa mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nën dyshimin për pjesëmarrje në sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2016.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë homazheve pranë varrit të Deharit kërkoi drejtësi për këtë rast.

Ai tha se “kur njeriu i drejtë e për drejtësi mbytet, krimi bëhet i pamatshëm”.

Familjarët e Astrit Deharit, por edhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë pajtuar me gjetjet e institucioneve vendore lidhur me këtë rast, të cilat kanë konstatuar se Dehari është vetëvrarë.

Familja ka dërguar super-ekspertizë në një institucion në Zvicër.

XS
SM
MD
LG