Ndërlidhjet

Liverpool-i nuk e merr Shaqirin në Beograd


Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri

Futbollisti i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri, nuk do të luajë me Crvena Zvezdën e Beogradit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri, zviceran me prejardhje nga Kosova, u la jashtë skuadrës nga menaxheri Jurgen Klopp nga frika se ekipi mund të mos pritet mirë në Serbi, gjatë ndeshjes të martën.

"Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet, kemi biseduar se çfarë pritjeje mund t'i bëhet Shaqirit. Edhe pse nuk kemi ide se çfarë mund të ndodhë, ne duam të jemi 100% të përqendruar në futboll dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër", tha Klopp.

Ai shtoi se Shaqiri e ka pranuar vendimin.

Shaqiri luan për kombëtaren e Zvicrës dhe në një ndeshje të Kampionatit Botëror të Futbollit, këtë verë në Rusi, së bashku me futbollistin tjetër me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, kanë shënuar gola kundër Serbisë.

Të dy ata i kanë festuar golat duke bërë simbolin e shqiponjës, gjë që ka nxitur reagime në Serbi.

Federata Botërore e Futbollit - FIFA i gjobiti edhe Shaqirin, edhe Xhakën për mënyrën e festimit të golave.

XS
SM
MD
LG