Ndërlidhjet

Kancelari austriak fillon vizitën në Kosovë


Kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, në kuadër të vizitës në Ballkanin Perëndimor, sot po qëndron në Prishtinë, ku do të takohet me krerët e shtetit.

Kurz do të pritet në takim nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët, dhe pastaj do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Marrëdhëniet mes dy shteteve dhe çështjet politike e të sigurisë në Kosovë janë temat që pritet të diskutohen në këto takime.

Kancelari austriak të hënën qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurz tha se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

"Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes", tha Kurz në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë.

XS
SM
MD
LG