Ndërlidhjet

Bullgaria arreston një rus me kërkesë të SHBA-së


Ilustrim

Bullgaria arrestoi një rus në bazë të një urdhërarresti nga Shtetet e Bashkuara, bëri të ditur konsulli i përgjithshëm rus në qytetin Varna të Bullgarisë, Vladimir Klimanov.

Klimanov tha se policia në këtë qytet port ka arrestuar një person me shtetësi ruse dhe bullgare dhe se e ka identifikuar vetëm si Aleksandr Zh.

Mediat bullgare thanë se 38-vjeçari është i kërkuar në SHBA për shkaktim të dëmit prej 7 milionë dollarësh ndaj agjencive reklamuese.

Sipas disa njoftimeve, urdhërarresti është lëshuar nga një gjykatë në Nju Jork.

I dyshuari do të mbetet në paraburgim në pritje të një vendimi për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

Sipas njoftimeve, i dyshuari ka jetuar në Bullgari për tetë vjet dhe posedon një apartament në Varna.

XS
SM
MD
LG