Ndërlidhjet

Kremlini mohon se ka penguar sinjalin GPS


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini i hodhi poshtë akuzat e kryeministrit të Finlandës, Juha Sipila, se Rusia mund ta ketë penguar me dashje sinjalin GPS të Finlandës, gjatë lojërave të luftës të NATO-s që janë duke u zhvilluar në vendet nordike.

Ai tha se beson se sinjali është penguar qëllimisht dhe se Rusia mund të fajësohet, pasi ajo, sipas tij, i ka mjetet për ta bërë një gjë të tillë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk ka informacione se Rusia mund të jetë përgjegjëse.

Peskov tha se "vendi i tij akuzohet rregullisht për të gjitha llojet e krimeve", porse "shumica e tyre janë të pabaza".

GPS është një sistem global i navigimit, i krijuar fillimisht nga ushtria amerikane, që funksionon duke dërguar sinjale nga satelitët mbi Tokë te marrësit në Tokë.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë tensionuar qëkur Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Finlanda nuk është anëtare e NATO-s, por u është bashkuar lojërave të luftës që kanë filluar muajin e kaluar.

Norvegjia gjithashtu ka raportuar probleme me GPS gjatë ushtrimeve pranë kufirit veriperëndimor me Rusinë.

XS
SM
MD
LG