Ndërlidhjet

Bullgaria nuk do ta nënshkruajë paktin e OKB-së për migrimin


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët bullgarë sinjalizuan se vendi i tyre nuk do të nënshkruajë një pakt global për të nxitur migrimin e rregullt dhe të sigurt, duke thënë se ai do t'i dëmtonte interesat shtetërorë.

Kryetari i partisë më të madhe në parlament, GERB, Tsvetan Tsvetanov, tha pas një takimi të koalicionit qeveritar se "pozicioni i Qeverisë së Bullgarisë do të jetë të mos i bashkohet paktit global të Kombeve të Bashkuara për migrimin".

Parlamenti i Bullgarisë do të debatojë për paktin të mërkurën.

Koalicioni qeverisës ka një shumicë të thjeshtë prej 122 ligjvënësish në dhomën prej 240 ulësesh.

Pakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Muajin e kaluar, edhe Austria ka thënë se nuk do ta nënshkruajë atë.

Dhjetorin e kaluar, ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi paktin, ndërsa, në korrik, Hungaria e ka bërë të njëjtën gjë.

XS
SM
MD
LG