Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri izraelit i Mbrojtjes për shkak të armëpushimit në Gaza


Avigdor Lieberman
Avigdor Lieberman

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, dha dorëheqje pas vendimit të qeverisë për të pranuar një armëpushim, për t'iu dhënë fund përleshjeve me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

Duke e cilësuar këtë veprim si "dorëzim ndaj terrorit", Lieberman tha se partia e tij nacionaliste Yisrael Beiteinu del nga koalicioni me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Për rrjedhojë, Netanyahu do të mbetet me një shumicë të ngushtë në parlament.

Dhuna e fundit në Rripin e Gazës ka nisur të dielën, pas ekspozimit të një operacioni të fshehtë të forcave izraelite në Gaza.

Shtatë militantë palestinezë dhe një ushtar izraelit janë vrarë në këtë operacion.

Dhuna ka vazhduar për dy ditë me shkëmbime të ndërsjella zjarri që kanë rezultuar me së paku shtatë njerëz të tjerë të vrarë.

Hamasi, që kontrollon Rripin e Gazës, dhe grupet e tjera militante palestineze thanë të martën se kanë pranuar një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe se do ta respektojnë atë nëse edhe Izraeli bën të njëjtën gjë.

Netanyahu e mbështeti vendimin për armëpushim.

XS
SM
MD
LG