Ndërlidhjet

Turqia premton mbështetje për turqit e dëbuar nga Stalini


Stamboll, Turqi

Turqia u zotua se do të vazhdojë "të mbështesë kauzën" e turqve Meskhetian, duke shprehur solidaritet në 74-vjetorin e dëbimit të tyre nga Gjeorgjia në Azinë Qendrore, me urdhër të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha përmes një deklarate se Ankaraja është duke ndjekur nga afër "kushtet dhe procesin e riatdhesimit të tyre".

Rreth 115,000 turq Meskhetian, të njohur po ashtu si turq Ahiska, janë dëbuar nga Gjeorgjia më 14 nëntor, 1944, nga Qeveria sovjetike, e cila i akuzoi ata për besnikëri ndaj Turqisë.

Rreth 13,000 njerëz, shumica fëmijë dhe pleq, kanë vdekur gjatë udhëtimit me makina kafshësh.

Ndryshe nga shumica e grupeve të tjera etnike të dëbuara nga Kaukazi nën Stalinin, gjatë Luftës së Dytë Botërore, turqit Meskhetian nuk janë rehabilituar zyrtarisht.

Edhe pse Gjeorgjia ka miratuar një ligj për riatdhesimin e tyre në vitin 2007, turqit Meskhetian janë ballafaquar me pengesa të shumta burokratike në marrjen e dokumenteve që do t'iu lejonin atyre të ktheheshin në atdheun historik.

Ka rreth 600,000 turq Meskhetian në botë, shumica e tyre në Azerbajxhan, Kazakistan, Kirgizi, Rusi, Turqi, Ukrainë, Uzbekistan dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG