Ndërlidhjet

SHBA: Irani shpenzon gati 1 miliard $ në vit për grupet militante


Nathan Sales, koordinator për kundërterrorizmin në Departamentin amerikan të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara thanë se Irani shpenzon gati një miliard dollarë në vit për t'iu ofruar mbështetje Hezbollahut, Hamasit dhe grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme,

Ambasadori amerikan, Nathan Sales, koordinator për kundërterrorizmin në Departamentin e Shtetit, i bëri këto komente për gazetarët në Uashington.

"Irani është sponsori kryesor në botë i terrorizmit. Ai e mban këtë titull për shumë vite dhe nuk tregon shenja se do të heqë dorë", tha Sales.

"Mjerisht, njerëzit iranianë janë të detyruar të paguajnë çmimin. Burimet që Irani përdor për të financuar ambiciet e tij terroriste globale, vijnë direkt nga xhepat e iranianëve të zakonshëm, mesatarë", tha Sales.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se sanksionet që i ka rivendosur kundër Iranit këtë vit, synojnë ta detyrojnë Republikën Islamike që të ndalojë mbështetjen e saj për aktivitetet militante në Lindjen e Mesme.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se sanksionet nuk do të bëjnë asgjë për të penguar mbështetjen e tyre për aleatët në Siri, Liban, Irak dhe gjetkë.

Sales i bëri komentet pasi Shtetet e Bashkuara shpallën një raund të ri të sanksioneve kundër djalit të udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe komandantëve të tjerë të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit.

XS
SM
MD
LG