Ndërlidhjet

Thaçi nderon me medalje komandantin e KFOR-it


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Sipas Thaçit, gjeneralmajori Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij në krye të KFOR-it, e ka udhëhequr këtë forcë “me profesionalizëm të një ushtaraku superior”.

“Jeni kujdesur jo vetëm për trupat e KFOR-it, por keni qenë i vëmendshëm edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. E vlerësojmë lart bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në garantimin e sigurisë”, është cituar të ketë thënë Thaçi, në një komunikatë për media.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, e ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin dhe vlerësimin e angazhimit të tij në Kosovë.

“Do ta ruajmë përkushtimin për paqen në Kosovë“, ka thënë Gjenerali Cuoci.

Presidenti Thaçi po ashtu e ka falënderuar Cuocin për bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri.

Më 28 nëntor, Komandanti Cuoci do t’ia dorëzojë postin e komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit, Lorenzo D’Addario.

XS
SM
MD
LG