Ndërlidhjet

Kina: Perëndimi ka tejkaluar kompetencat në çështjen rreth ujgurëve


Disa ujgurë në Kinë.

Kina ka thënë se diplomatët Perëndimorë kanë tejkaluar rolet e tyre diplomatike duke nisur një letër ku kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me ndalimet masive në veriperëndim të provincës Xinjiang.

Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme kineze u ka thënë gazetarëve më 15 nëntor se do të jetë “problematike” nëse diplomatët janë duke tentuar t’iu bëjnë presion autoriteteve në Xinjiang.

Një grup i ambasadorëve të huaj në Pekin kanë pyetur përmes një letre që të diskutohet për situatën në këtë provincë, pasi hetuesit në Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar në muajin gusht se rreth 1 milion myslimanë nga Xinjiang, kryesisht ujgurë janë duke u mbajtur në “qendra kundërterrorizmit” dhe miliona tjera në kampe të riedukimit.

OKB: Miliona ujgurë po jetojnë si në një "kamp masiv të internimit”

Të afërmit e të ndalurarve kanë thënë se ata janë duke u detyruar që të heqin dorë nga feja dhe kultura e tyre, duke u betuar për presidentin kinez, Xi Jinping dhe Partinë Komuniste.

Letra drejtuar Qeverisë kineze nuk është bërë publike, mirëpo agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se është nënshkruar nga 15 ambasadorë duke përfshirë atë nga Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania dhe të dërguarit e BE-së.

XS
SM
MD
LG