Ndërlidhjet

Scott: Beogradi dhe Prishtina të tregojnë fleksibilitet


Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Siç është thënë në komunikatën që e ka transmetuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Vuçiq e ka informuar ambasadorin Scott se Prishtina me vënien e taksës mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, ka shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore-CEFTA.

“Vuçiq ka shprehur kënaqësinë e tij për rritjen e shkëmbimit tregtar të mes të Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për rritjen e interesit të kompanive amrikane për investime në Serbi”, është thënë në komunikatë.

Scott në anën tjetër u ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.

XS
SM
MD
LG