Ndërlidhjet

Gjermania po konsideron dëbimin e sirianëve të dënuar për krime


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka thënë se shteti i tij është duke shqyrtuar mundësinë që sirianët e dënuar për krime apo ata që konsiderohen të rrezikshëm të kthehen në shtetin e tyre të shkatërruar nga konflikti.

“Kjo është duke u shqyrtuar nga afër nga ministria jonë”, ka thënë ai për gazetën RedaktionsNetzëerk Deutschland (RND).

Dhjetëra mijëra sirianë kanë kërkuar azil në Gjermani, kryesisht më 2015 kur është raportuar për fluksin më të madh.

Ky shtet ka ndaluar dëbimet në Siri për shkak të konfliktit në atë zonë, mirëpo ky kufizim do të përfundojë në fund të vitit.

Gjermania më pas duhet të shqyrtojë mundësinë e zgjatjes së ndalimit, prandaj të gjeturat e ministrisë së Jashtme lidhur me situatën në këtë shtet do të jenë vendimtare për vendimin dëbimeve në Siri.

Krimet e nivelit të lartë në të cilat janë përfshirë migrantët kanë zemëruar banorët e Gjermanisë, duke detyruar ministrat e Brendshëm të shumë shteteve të kërkojnë dëbimin e azilkërkuesve që janë dënuar.

Idlib dhe disa zona tjera në Siri janë territoret e fundit që aktualisht po kontrollohen rebelët, pasi Qeveria siriane e mbështetur nga Rusia ka rifituar kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që ka humbur nga viti 2011.

XS
SM
MD
LG