Ndërlidhjet

Kiev: Marshi për transgjinorët anulohet për shkak të dhunës


Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të transgjinorëve kanë anuluar protestat në Kiev të Ukrainës, për shkak të kundërprotestave të dhunshme, që lanë të lënduar disa persona.

Marshi ishte paraparë të ndodhë në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, por në momentin që turma ka filluar të mblidhet, rreth 100 persona të së djathtës ekstreme kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kundërprotestuar.

Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Kiev, Christopher Miller, tha se ata kishin përcjellur aktivistët nga mbrapa dhe i kanë sulmuar me bomba tymi si dhe kanë bërë thirrje të shumta kërcënuese.

Miller shtoi se policia nuk ka tentuar të largojë kundërprotestuesit. Dy aktiviste që kishin mbetur në rrugët e qytetit u sulmuan fizikisht nga protestuesit.

XS
SM
MD
LG