Ndërlidhjet

Rebelët huthi ndalin luftimet në Jemen


Përkrahës të rebelëve huthi në Jemen.

Rebelët huthi në Jemen kanë thënë se do të ndalin sulmet raktore dhe ato me dronë ndaj koalicionit të udhëhequr nga sauditët, pas një kërkese të Kombeve të Bashkuara.

Ky hap vjen pasi koalicioni ka urdhëruar ndaljen e ofensivës në portin kyç të Jemenit, Hudajdah.

Kombet e Bashkuara janë duke synuar që përmes negociatave t’i japin fund luftës që ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në gjithë botën.

Në këtë konflikt janë vrarë më shumë se 10,000 persona dhe miliona të tjerë përballen me varfëri.

Lideri i Komitetit Suprem Revolucionar të rebelëve huthi, Mohammed Ali al-Huthi, ka thënë se vendimi për të ndalur luftimet është marrë “pas kontakteve me të dërguarin e OKB-së”, Martin Griffiths.

Në deklaratë është thënë se huthit e mbështetur nga Irani janë të gatshëm për të negociuar armëpushimin në rast se “koalicioni i sauditëve dëshiron të ketë paqe”.

XS
SM
MD
LG