Ndërlidhjet

Dodik pritet të marrë presidencën në Bosnje dhe Hercegovinë


Presidenti i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Nacionalisti serb, Milorad Dodik do të drejtojë presidencën tripalëshe të Bosnje Hercegovinës, teksa ky shtet inauguron udhëheqësinë e re.

Të tre presidentët ndërrojnë karrigën e udhëheqësit çdo tetë muaj sipas Marrëveshjes së Dejtonit për paqe që i ka dhënë fund luftës në këtë shtet.

Sipas marrëveshjes, fuqia udhëheqëse është ndarë në tri grupe, për myslimanët boshnjakë, serbët e Bosnjës dhe kroatët.

Votuesit kanë zgjedhur në muajin tetor përfaqësuesit e tyre, derisa Dodik, politikan pro-rus, do të bëjë betimin në pozitën e re më 20 nëntor.

Dodik, përndryshe është goditur me sanksione ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Në këtë ceremoni do të betohen edhe presidenti i myslimanëve boshnjakë, Sefik Xhaferoviq dhe presidenti kroat, Zhelko Komshiq.

Banorët e këtij shteti presin pak ndryshime pas këtij rezultati zgjedhor, meqë janë rritur tensionet në mes të myslimanëve boshnjakë dhe zyrtarëve serbë në këtë shtet.

Përndryshe votimet e muajit tetor kanë ndodhur në një periudhë të rëndësishme pasi rezultati është konsideruar përcaktues i vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve të këtij shteti me Bashkimin Evropian dhe NATO-n ose ngecie në këtë proces.

XS
SM
MD
LG