Ndërlidhjet

Bie mbështetja zgjedhore për Putinin


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Një sondazh i pavarur konstatoi se vlerësimi zgjedhor për presidentin rus, Vladimir Putin, ka rënë nën 60% për herë të parë në pesë vjet.

Sipas anketës që realizoi Qendra ruse Levada, 56% e votuesve potencialë kanë thënë se do të votonin për Putinin në zgjedhjet e vitit 2024 - 10% më pak se një vit më parë.

Bazuar në anketa të ngjashme të Levada-s, hera e fundit që mbështetja zgjedhore për Putinin ka qenë nën 60%, ka qenë në vitin 2013.

Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë qysh në vitin 1999, është betuar për mandatin e ri 6-vjeçar në muajin maj.

Zgjedhjet presidenciale janë mbajtur në mars dhe ato janë përshkuar me akuza për mashtrime.

XS
SM
MD
LG