Ndërlidhjet

Vritet një ushtar amerikan në Afganistan


Forcat speciale amerikane në Afganistan, foto nga arkivi.
Forcat speciale amerikane në Afganistan, foto nga arkivi.

Ushtria amerikane thotë se një pjesëtar i saj është vrarë në Afganistan, duke bërë që numri i ushtarëve amerikanë, të vrarë në këtë vend të arrijnë në nëntë vetëm gjatë këtij viti.

Përmes një deklarate për media, ushtria amerikane nuk ka detaje lidhur me identitetin e ushtarit të vrarë apo vendit se ku ka ndodhur vrasja.

Rreth 14 mijë ushtarë amerikanë momentalisht shërbejnë në Afganistan, vend ky ku SHBA-ja dhe NATO-ja formalisht kanë përfunduar misionin e tyre luftarak më 2014.

Forcat perëndimore që vazhdojnë të jenë në Afganistan, kryesisht trajnojnë dhe këshillojnë forcat e sigurisë afgane, të cilat po përballen me sulmet e kryengritësve talibanë dhe grupeve të tjera militante.

Muajt e fundit, ndaj forcave ndërkombëtare janë kryer sulme nga forcat afgane, me të cilët ata punojnë.

Më 3 nëntor, një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos në kryeqytetin Kabul. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Dy sulme të ngjashme ishin kryer në provincën Herat dhe Kandahar, përgjegjësinë për të cilat e kishin marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG