Ndërlidhjet

Lirohet britaniku që u dënua me burgim të përjetshëm në Emirate


Matthew Hedges me gruan e tij.

Një akademik britanik, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe nën akuzat për spiunazh, u lirua pasi u fal.

Matthew Hedges, 31 vjeç, i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se hulumtimet e tij lidheshin me doktoraturën e tij.

Një gjykatë në Abu Dabi e shpalli atë fajtor javën e kaluar, për "spiunim për ose në emër" të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Emiratet e Bashkuara Arabe e falën në kuadër të disa amnistive të tjera për Ditën Kombëtare, por një zëdhënës i qeverisë së këtij vendi këmbënguli se Hedges "ka qenë 100% operativ i shërbimeve sekrete".

Familja e tij tha se Hedges është jashtë burgut, duke shkuar në ambasadën britanike në Emirate.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, e mirëpriti lajmin.

"Lajm fantastik për Matthew Hedges. Edhe pse nuk pajtohemi me akuzat, ne i jemi mirënjohës Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për zgjidhjen e çështjes me shpejtësi", shkroi Hunt në Twitter.

XS
SM
MD
LG