Ndërlidhjet

Manafort shkeli marrëveshjen për bashkëpunim, gënjeu FBI-në


Paul Manafort

Këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, e akuzoi Paul Manafortin, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për shkelje të marrëveshjes për bashkëpunim me prokurorët.

Mueller po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Manafort ka qenë ndihmësi më i lartë i Trumpit që ka pranuar fajësinë për disa akuza, në këmbim të bashkëpunimit me prokurorët dhe të një dënimi më të lehtë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë në atë kohë se pranimi i fajit nuk ka të bëjë fare me presidentin Donald Trump.

Ekipi i Muellerit tha se Manafort është pajtuar për bashkëpunim të ndershëm në hetime, porse ai "ka kryer shkelje federale, duke gënjyer FBI-në dhe Zyrën e Këshilltarit të Posaçëm për disa çështje".

Më shumë detaje u tha se pritet në ditët në vazhdim.

Shkelja e vë Manafortin në rrezik për t'u përballur me një dënim më të gjatë me burgim dhe akuza të tjera penale nga Mueller.

Përmes avokatëve të tij, Manafort tha se nuk ka gënjyer dhe se beson se ka ofruar informacione të vërteta.

XS
SM
MD
LG