Ndërlidhjet

Ambasadori ukrainas në Gjermani kërkon rritje të sanksioneve ndaj Rusisë


Diplomati ukrainas në Berlin, Andrij Melnyk, ka kërkuar nga Berlini dhe shtetet e tjera perëndimore të dënojnë Rusinë me rritje të sanksioneve, ndalim të importit të energjisë dhe me ndaljen e procesit të gazsjellësit NordStream 2, pasi Moska ka rrethuar tri anije të Ukrainës afër Krimesë.

Ambasadori ka përmendur edhe mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në rajon.

Shumë përfaqësues politikë evropianë kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë pas incidentit të së dielës, për të cilin Perëndimi ka frikë se do të zgjerojë konfliktin në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Rusia nga Ukraina më 2014.

“Gjermania duhet të mbajë një qëndrim dhe t'ia tregojë vendin presidentit Vladimir Putin", tha ambasadori ukrainas.

Në përplasjet detare që ndodhën të dielën, jashtë brigjeve të Krimesë, anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj të sulmonin anijet e Ukrainës. Gjashtë ukrainas u plagosën.

Rusia kap anijet ukrainase në përleshjen detare
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00

Ukraina shpalli gjendje lufte në një pjesë të vendit pas asaj që e quajti "akt të agresionit" rus. Moska tha se anijet e Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

XS
SM
MD
LG