Ndërlidhjet

Studentët në veri protestojnë kundër tarifës


Foto nga arkivi

Studentët e të ashtuquajturit “Universitet i Prishtinës” me seli në Mitrovicën veriore, protestuan të enjten kundër tarifës së vendosur nga autoritetet e Prishtinës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Studentët protestuan të heshtur me moton “Evropa, nga fjalët ne vepra”, ndërsa njoftimi i cili iu shpërnda mediave, u lexua vetëm me gjuhën e shenjave.

Deklarata thotë se Bashkimi Evropian por lejon që në pragun e saj të ndodhë “getoizimi i popullit serb në Kosovë, përmes metodave që nuk janë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore".

“Evropa po lejon që në kufijt e saj të ndodhë katastrofa humanitare dhe me kokëfortësi mbyllë sytë” thuhet në deklaratë.

Protestat e ditëve të fundit në veri kanë pasuar dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri, të cilët ndërprenë çdo komunikim me autoritetet në Prishtinë për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

XS
SM
MD
LG