Ndërlidhjet

Mustafa: Kryeministri është pjesë e planeve për ndarje të veriut


Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa (Foto nga arkivi)
Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa (Foto nga arkivi)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Isa Mustafa, kritikoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës për papërgjegjësi ndaj situatës në veri.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa thotë se sjellja dhe veprimet e Qeverisë dhe Kuvendit po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.

Sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i vetëm në idenë e tij për, ndryshimin e kufirit, apo siç e quan ai "korrigjim të kufirit".

“Është e papranueshme që për efekte populiste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, shkruan Mustafa.

XS
SM
MD
LG