Ndërlidhjet

Veseli takon komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë për ushtrinë 


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar të premten me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet forcave të NATO-s dhe institucioneve të Kosovës.

Në një komunikatë drejtuar mediave është thënë se Veseli e ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it për hapat që do të marrë Kuvendi i Kosovës në muajin dhjetor për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Komandanti i ri i KFOR-it, D’Addario, në anën tjetër është thënë të ketë theksuar se KFOR-i ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë.

Projektligjet të cilat i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kapacitete ushtarake, pritet të procedohen për dëgjim të dytë në Kuvend, gjatë muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG