Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon mbi 32 kilogramë marihuanë në fshatin Kishnicë


Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të një operacioni të realizuar më 29 nëntor në fshatin Kishnicë, ka konfiskuar mbi 32 kilogramë marihuanë.

Në një komunikatë drejtuar mediave, Policia ka thënë të ketë pasur informacione paraprake se një person i dyshuar me incialet A.H, që tashmë është arrestuar ka kryer trafikim të narkotikëve.

Gjatë operacionit, autoritetet e rendit kanë gjetur pesë thasë të mbushur me narkotikë të llojit marihuanë të ndara në 30 paketime me peshë 32.3 kilogramë.

Pas konfiskimit të kësaj substance dhe arrestimit të të dyshuarit, Policia ka zgjeruar operacionin.

“Pas konsultimit me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit në fshatin Merdare të Podujevës, ku gjatë kontrollit janë gjetur 3 thasë të plastikës të mbështjellë me ngjitës, ku në brendësi është gjetur marihuanë me peshë 3.2 gramë si dhe një qese me fara të llojit kanabis sativa, me peshë 53.7 gramë”, është thënë në komunikatë.

Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është në mbajtje.

XS
SM
MD
LG