Ndërlidhjet

Luftëtarët e mbështetur nga SHBA-ja në Siri kanë zënë një asistent të liderit të IS-it


Pjesëtarë të Forcat Demokratike Siriane në Siri, ilustrim.

Luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri kanë zënë një zyrtar të lartë të grupit militant, Shteti Islamik (IS), i cili ka shërbyer si ndihmës i “kalifit” Abu Bakr al-Baghdadi, të shpallur nga vetë grupi, transmeton Reuters.

Forcat Demokratike Siriane, aleancë e milicisë së drejtuar nga kurdët, që zotëron një çerek të Sirisë në lindje të Eufratit, ka thënë të ketë ndalur ndihmësin Osama al-Awaid javën e kaluar, është thënë në një deklaratë.

Luftëtarët e këtij grupi kanë tentuar në javët e fundit, që përmes sulmeve ajrore, me përkrahjen e SHBA-së, të marrin kontrollin e zonës së fundit që kontrollojnë ekstremistët e IS-it.

Ata kanë zënë Awaid në një operacion të veçantë, në një fshat në lindje të Sirisë, duke shtuar në deklaratë se ai ka qenë zyrtar i lartë i IS-it në Siri.

Lideri i IS-it bën thirrje për më shumë sulme

Më shumë se një vit pasi që është shkatërruar edhe fizikisht “kalifati” i IS-it në Siri dhe Irak, ende nuk dihet për fatin e liderit të këtij grupi, Abu Bakr al-Baghdadi.

Pavarësisht humbjes së territorit, ky grup ka qenë në gjendje të nisë sulme guerile në zonat e kontrolluara nga Qeveria siriane dhe ajo irakiane.

XS
SM
MD
LG