Ndërlidhjet

G20: Trump dhe Jinping diskutojnë luftën tregtare


Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Kinës Xi Jinping, do të përfundojnë samitin global G20 të shtunën, me deklaratat nëse mund të zbusin qëndrimet rreth dallimeve ekonomike që ka çuar në një luftë tregtare mjaft të dëmshme.

Dita e parë e samitit dha shpresë për progres për raportet në mes të dy vendeve përkundër deklaratave të Trumpit më herët se do të rris tarifat, gjë që do të rriste tensionet që tanimë kanë ndikuar në tregjet financiare.

Por, në mbrëmjen e mbledhjes më të rëndësishme të të dy liderëve ndër vite, të dy u shprehën se dallimet ende janë prezente.

Samiti i këtij viti ka dëshmuar të jetë një test i madh për grupin e 20 shteteve industrialiste, liderët e të cilave ishin mbledhur më 2008 për të ndihmuar shpëtimin e ekonomisë globale.

Delegatët nga shtetet e G20 kanë punuar vonë gjatë natës për të arritur marrëveshje për deklaratën e fundit të samitit.

XS
SM
MD
LG