Ndërlidhjet

Modriq mposht Ronaldon e Messin, fiton Topin e Artë


Lluka Modriq
Lluka Modriq

Mesfushori kroat i Real Madrid-it, Lluka Modriq, u shpall fitues i Topit të Artë për këtë vit, duke mposhtur futbollistët Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që për 10 vjet kanë qenë fitues të çmimit prestigjioz.

Modriq, 33 vjeç, e ndihmoi Real Madridin të fitojë titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, në muajin maj.

Ai po ashtu e udhëhoqi Kroacinë drejt finales së parë në Kampionatin Botëror të Futbollit që u mbajt këtë verë në Rusi.

"Është një ndjenjë unike. Jam i lumtur dhe i nderuar", tha Modriq në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Paris.

Ai është kroati i parë që fitoi Topin e Artë dhe gjithashtu mori çmimin e parë të ndarë nga Federata Botërore e Futbollit - FIFA, në tetor.

XS
SM
MD
LG