Ndërlidhjet

Policia e Kosovës kthen në Serbi dy makina pasi nuk kishin leje zyrtare 


Ilustrim.
Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Jarinje, ka refuzuar hyrjen e një veture dhe një autobusi me targa të Beogradit.

Në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës, është thënë se në veturë gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, të cilëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi ata nuk kanë pasur leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sa i përket autobusit që ka ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës se Kosovës, në të ka qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”.

Edhe atyre u është refuzuar hyrja pasi nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Në komunikatë është thënë se të dyja makinat janë kthyer në drejtim të Serbisë.

XS
SM
MD
LG