Ndërlidhjet

Rohani kërcënon me mbyllje të Ngushticës Hormuz nëse SHBA-ja bllokon eksportet e naftës


Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka kërcënuar sërish me mbyllje të Ngushticës Hormuz nëpër të cilën kalon gati një e treta e të gjithë naftës së tregtuar përmes detit.

Televizioni shtetëror iranian, ka cituar Rohanin të ketë thënë se “nëse një ditë Shtetet e Bashkuara vendosin të bllokojnë ekportin e naftës së Iranit, nuk do të ketë më naftë të eksportuar nga Gjiri Persik”.

Rohani po ashtu është zotuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të parandalojnë Iranin në eksportimin e naftës së saj të papërpunuar.

Rohani ka bërë kërcënime të ngjashme edhe pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore që ka nënshkruar Irani me fuqitë botërore.

Kërcënimi i Rohanit për të bllokuar Ngushticën është mirëpritur nga iranianët e linjës së ashpër, duke përfshirë gjeneralin, Qassem Soleimani, që është komandant i një njësie në Gardën Revolucionare Islamike.

Mirëpo përfaqësuesi amerikan në Iran, Brian Hook, ka hedhur poshtë kërcënimet e Rohanit, duke thënë se Teherani nuk kontrollon Ngushticën Hormuz.

“Ngushtica gjendet në ujërat ndërkombëtarë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tanë për të siguruar lirinë e lëvizjes së mallrave në ujërat ndërkombëtarë”, është cituar të ketë thënë Hook, sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press.

XS
SM
MD
LG