Ndërlidhjet

Kosova me "ndikim të ulët" të terrorizmit


Ilustrim
Ilustrim

Instituti për Ekonominë dhe Paqen publikoi të mërkurën Indeksin Global të Terrorizmit, i cili tregon se terrorizmi, përkundër rënies, vazhdon të jetë i përhapur dhe se po përkeqësohet në disa vende.

Në listën prej 138 vendesh, ku terrorizmi ka ndikim, Kosova renditet e 71-ta, në grupin e vendeve me ndikim të ulët të terrorizmit.

Nga vendet e tjera të rajonit, Bosnja dhe Hercegovina mban pozitën numër 91, Shqipëra 97, Maqedonia 106, Serbia 116, Mali i Zi 132, Kroacia 137 - të gjtha këto në grupin e vendeve me ndikim shumë të ulët të terrorizmit.

Në grupin e vendeve me ndikimin më të madh të terrorizmit në botë, prijnë Iraku, Afganistani dhe Nigeria.

XS
SM
MD
LG