Ndërlidhjet

Presidenti çek kritikon shërbimin e tij të inteligjencës


Presidenti çek, Millosh Zeman.
Presidenti çek, Millosh Zeman.

Shërbimi i Inteligjencës i Çekisë (BIS) i hodhi poshtë akuzat e presidentit çek, Millosh Zeman, se i ka dhënë atij të dhëna "të gabuara" për intensifikimin e aktiviteteve të spiunimit në Çeki nga ana e Rusisë dhe Kinës.

Zeman publikisht e vuri në dyshim raportin vjetor të BIS-it, i cili konstatoi se Moska dhe Pekini i kanë intensifikuar operacionet e tyre të spiunimit në Republikën Çeke.

Zeman po ashtu tha se cilësia e punës së BIS-it po përkeqësohet.

Raporti i BIS-it, i publikuar më 3 dhjetor, tha se spiunët rusë dhe kinezë po punojnë jashtë ambasadave të tyre në Pragë.

Shefi i BIS-it, Michal Koudelka, tha të premten se shërbimi i tij "kurrë nuk ka qenë më i suksesshëm se në disa vitet e fundit".

Ai tha se në pesë vjetët e fundit, shërbimi ka parandaluar dhjetëra oficerë të inteligjencës ruse dhe kineze nga operimi në territorin çek.

Zeman tha se BIS nuk ka arritur të sigurojë dëshmi për aktivitetet ruse ose kineze të spiunazhit.

Zeman po ashtu tha se BIS nuk ka zbuluar ndonjë "terrorist" islamik në Republikën Çeke, pavarësisht se ai "ka konfirmime për ekzistencën e tyre nga autoritetet e sundimit të ligjit".

XS
SM
MD
LG