Ndërlidhjet

Haradinaj: Pagesa shtesë për prokurorët që luftojnë korrupsionin


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar paga shtesë për prokurorët që angazhohen në luftimin e korrupsionit. Përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Haradinaj ka thënë se të martën, qeveria do të marrë vendimin, për prokurorët që angazhohen në këtë drejtim.

Më 29 nëntor, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Kosovën, në të cilën theksohet se niveli i korrupsionit mbetet i lartë, përderisa përmendet edhe financimi i dobët i sistemit gjyqësor.

“Financimi jo i duhur i sistemit gjyqësor, korrupsioni i përhapur, elementet e kapjes së shtetit, ndikimet politike në sistemin e drejtësisë” janë disa prej çështjeve që eurodeputetët i ngrisin si shqetësuese në këtë rezolutë për Kosovën.

XS
SM
MD
LG