Ndërlidhjet

Udhëheqësia e kryeministres May sfidohet të mërkurën


Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me votëbesim, sa i përket pozitës së saj si kryeministre britanike më vonë gjatë ditës së mërkurë.

Ligjvënësit konservatorë do të votojnë në mes të orës 18:00 dhe 20:00, ka raportuar BBC.

Sfidimi i pozitës së kryeministres May ka ardhur pas sigurimit të 48 letrave të nevojshme.

May, e cila është bërë kryeministre pak kohë pasi Britania e Madhe ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian më 2016, është përballur me kritika në partinë e saj për planin e Brextit që ajo ka negociuar.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim të hënën se Qeveria britanike mund të tërheqë njëanshëm vendimin për t’u larguar nga blloku evropian, pa u konsultuar me shtetet tjera anëtare.

Ky vendim ka rritur shpresat e kundërshtarëve të Brexitit për mbajtje të një referendumi të ri, çka sipas tyre do të parandalojë largimin e Britanisë nga BE-ja më 29 mars të vitit 2019.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

Brexit-i: Ndodh, nuk ndodh...
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:09:29 0:00

XS
SM
MD
LG