Ndërlidhjet

Policia e Kosovës tërheq një mjet shpërthyes në afërsi të fshatit Mazgit


Ilustrim.
Ilustrim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se ka tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit.

Rreth orës 20:00 nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, është tërhequr mjeti i dyshuar (dyshohet të jetë eksploziv), ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se Rruga Prishtinë -Mitrovicë është liruar për qarkullim.

Sipas saj ende askush nuk është i dyshuar dhe se tanimë kanë nisur hetimet fillestare për këtë rast.

XS
SM
MD
LG