Ndërlidhjet

Prokurori turk lëshon urdhërarrest për mbi 200 pjesëtarë të ushtrisë


Foto ilustrim

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e qindra pjesëtarëve të personelit ushtarak, nën dyshimin për përfshirje në tentim grusht-shtetin e vitit 2016, raportuan mediat shtetërore turke.

Prokurori publik turk urdhëroi arrestimin e 219 ushtarëve aktivë, duke përfshirë katër kolonelë dhe pesë nënkolonelë, njoftoi agjencia Anadolu.

Qeveria turke e ka fajësuar klerikun mysliman me qëndrim në SHBA, Fethullah Gylen, për përpjekjen e dështuar të grushtshtetit gjatë të cilit u vranë 250 vetë.

Gyleni e ka mohuar përfshirjen në grushtshtet. Autoritetet turke, deri më tani, kanë arrestuar mbi 50.000 vetë, duke përfshirë nëpunës civilë, gazetarë dhe mësimdhënës në përpjekje për të goditur mbështetësit e dyshuar të Gylenit.

Kritikët e presidentit Erdogan, e akuzojnë atë për përdorimin e grusht-shtetit të dështuar si një pretekst për të shuar mospajtimet.

Autoritetet turke thonë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet e sigurisë kombëtare.

XS
SM
MD
LG