Ndërlidhjet

Tony Blair kërkon një referendum të dytë për Brexitin


Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar një referendum të dytë mbi tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Blair i ka bërë thirrje kryeministres Theresa May, të ndalë “së godituri kokën në mur” lidhur me planet për marrëveshjen e Brexitit.

Ish-kryeministri laburist, Blair tha se nuk do të ishte “shumë e vështirë” për kryeministren May, të thotë, se ka dhënë gjithçka nga vetja në bisedime, dhe se ka gjetur një zgjidhje që do të kënaqte parlamentin.

Ai tha se do të ishte e arsyeshme që May t'i thoshte popullit britanik se përmes një votimi publik do të vendoset në cilin drejtim do të shkojë vendi.

XS
SM
MD
LG