Ndërlidhjet

Bolton: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet sa më shpejtë


Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton
Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton, përmes rrjetit social Twitter ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.

Këto deklarata, Bolton i bëri në takimin me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutua për çështjet e përbashkëta të sigurisë dhe ekonomisë.

"Unë e mirëprita ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar në Shtëpinë e Bardhë sot. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam për interesat tona ekonomike dhe të sigurisë në Evropë si dhe nevojën që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur. Unë i vlerësova shumë qëndrimet e tij", thuhet në tweet-in e lëshuar nga Bolton.

Raundi i ri i bisedimeve në Bruksel, i nivelit të lartë të përfaqësimit, ende nuk është ftuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila e ndërmjetëson dhe lehtëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

XS
SM
MD
LG