Ndërlidhjet

May: Referendumi i ri "do të thyente besimin e britanikëve"


Kryeministrja britanike, Theresa May.
Kryeministrja britanike, Theresa May.

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të paralajmërojë se mbajtja e një tjetër referendumi lidhur me Bashkimin Evropian “do të thyente besimin me popullin britanik”.

Ish-kryeministrat britanikë, John Major dhe Tony Blair janë vetëm dy prej personave që kanë bërë thirrje për mbajtjen e një refrendumi të ri, nëse deputetët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët.

Pas këtyre deklaratave, May ka thënë të dielën se përkrahja që i ka dhënë Blair një tjetër referendumi është “ofendim ndaj zyrës që ka drejtuar më parë” dhe ka rrezikuar dëmtimin e negociatave për Brexit.

Andaj May pritet të argumentojë të hënën se një gjë e tillë do të “dëmtojë integritetin e politikave tona”.

Ajo ka shtyrë javën e kaluar një votim në parlamentin britanik për planin e saj të Brexitit, duke e pranuar se ai do të ishte refuzuar nga shumica.

Kryeministrja britanike pritet të njoftojë deputetët britanikë më vonë gjatë ditës lidhur me detajet e samitit të Këshillit Evropian, të mbajtur javën e kaluar, në të cilin May u ka bërë thirrje liderëve evropianë për t’i ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje.

Mirëpo liderët evropianë i kanë treguar asaj se marrëveshja për largimin e Britanisë nga BE-ja “nuk është e hapur për rinegociim”, ndonëse janë të mundshme disa sqarime shtesë.

Prandaj May ka thënë të premten se bisedimet e saj me liderët evropianë kanë treguar se janë të mundshme “diskutime shtesë dhe se Mbretëria e Bashkuar “do të punojë me përkushtim në ditët në vijim për të fituar sigurinë” që ajo beson se u duhet deputetëve të Britanisë.

XS
SM
MD
LG