Ndërlidhjet

Lavrov e krahason udhëheqjen e Ukrainës me nazistët


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e krahasoi udhëheqjen e Ukrainës me nazistët, ndërsa mohoi se Rusia është në luftë me këtë vend.

"Nuk po e luftojmë regjimin ukrainas", tha Lavrov për gazetën ruse Komsomolskaya Pravda.

"Qytetarët rusishtfolës në Ukrainë, që jetojnë në rajonin e Donbasit, po luftojnë regjimin ukrainas, që i ka të gjitha karakteristikat e nazistëve dhe neo-nazistëve", tha Lavrov, pa dhënë detaje.

Donbasi është një rajon në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë dhe forcat qeveritare të Ukrainës luftojnë për më shumë se katër vjet.

Ukraina thotë se Rusia është e përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 10,000 njerëz kanë vdekur në luftime qysh në vitin 2014, kur edhe është rrëzuar regjimi pro-rus i Ukrainës.

Perëndimi i ka vënë sanksione Rusisë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014.

XS
SM
MD
LG