Ndërlidhjet

Presidenti Trump urdhëron krijimin e komandës ushtarake hapësinore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar krijimin e një komande hapësinore që do të mbikqyrë operacionet ushtarake të vendit në hapësirë.

Trump nëshkroi memorandumin drejtuar Departamentit të Mbrojtjes, të martën, për të krijuar komandën e re e cila do të mbikëqyr si dhe organizon operacionet hapësinore, do të përshpejtojë përparimet teknike dhe do të gjejë mënyra më efektive për të mbrojtur asetet e SHBA-së në hapësirë, duke përfshirë edhe satelitë.

Ky veprim vjen nga shqetësimet në rritje që Kina dhe Rusia po punojnë drejtë mënyrave për të prishur, çaktivizuar ose madje shkatërruar satelitët në të cilat forcat amerikane mbështeten për lundrim, komunikim dhe mbikëqyrje.

Duke folur në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, Zëvendëspresidenti Mike Pence tha: "Sot fillon një epokë e re e sigurisë kombëtare amerikane në hapësirë".

Komanda do të integrojë aftësitë hapësinore në të gjitha degët e ushtrisë, tha Pence, duke shtuar se ajo do të "zhvillojë doktrinën hapësinore, taktikat, teknikat dhe procedurat që do t'u mundësojnë luftëtarëve tanë luftë për të mbrojtur kombin tonë në këtë epokë të re". Ajo do të jetë komanda e 11-të e luftës së Pentagonit, së bashku me komandat e njohura si Komanda Qendrore dhe Komanda Evropiane.

Komanda Hapësore do të tërheqë rreth 600 punonjës nga zyrat ekzistuese të hapësirës ushtarake dhe pastaj do të shtojë së paku një mijë të tjerë gjatë viteve të ardhshme, citon agjensia e lajmeve Associated Press të ketë thënë një zyrtar i paidentifikuar i SHBA-së.

XS
SM
MD
LG