Ndërlidhjet

Mijëra pasagjerë mbesin të ngujuar nga mbyllja e aeroportit Gatwick në Londër


Foto ilustrim

E vetmja pistë në aeroportin Gatwick të Londrës mbetet e mbyllur, për shkak se mbi të u zbuluan duke fluturuar dy dronë.

Mijëra pasagjerë u përballen me një vonesë pasi shumë fluturime u anuluan.

Gatwick, aeroporti i dytë më i madh britanik, mbylli pistën të mërkurën rreth orës 21:00, dhe shkurtimisht e hapi rreth orës 3 të mëngjesit për ta mbyllur sërish pas 45 minutave, njofton Associated Press.

Policia britanike thotë se ata besojnë se fluturimi i avionëve pa pilot në aeroportin e Gatwick është një akt i qëllimshëm, por nuk ka shenja se është i lidhur me terrorizmin.

XS
SM
MD
LG