Ndërlidhjet

Klubi i Arsenalit në kërkim të tifozit që sulmoi lojtarin e Tottenhamit


Disa nga lojtarët e Arsenalit (foto arkiv)

Klubi futbollistik i Arsenalit thotë se po punon me policinë për të gjetur tifozin që hodhi një shishe plastike ndaj futbollistit të ekipit të Tottenhamit, Dele Alli, gjatë ndeshjes për Kupën e Ligës.

Shishja iu hodh mesfushorit rreth 12 minuta pasi shënoi në pjesën e dytë të lojës.

Arsenali thotë se filmimi “tregoi se tifozi po largohej nga stadiumi menjëherë pasi e hodhi shishen”.

Klubi futbollistik, tha se po bashkëpunon me policinë, dhe se hetimet po vazhdojnë për të gjetur fajtorin.

Po ashtu, Arsenali i kërkoi falje futbollistit Dele Alli, transmeton Reuters.

XS
SM
MD
LG