Ndërlidhjet

Barcelona në alarm nga rreziku i sulmeve terroriste


Foto ilustrim
Foto ilustrim

Qyteti i Barcelonës në Spanjë, gjendet në alarm të hënën, pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, paralajmëroi rrezikun e sulmeve terroriste gjatë festës së Krishtlindjes. Kujdesi u rrit rreth zonave ku lëvizin automjetet transportuese përfshirë autobusët në pjesën e Las Ramblas të Barcelonës, shkruan AFP.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose asnjë paralajmërim, duke shënjestruar lokacionet e turistëve, qendrat e transportit dhe zonat tjera publike” paralajmëroi Byroja e çështjeve konsullore të Departamentit të Shtetit të hënën përmes Twitterit.

I pyetur gjatë një interviste në Rac1 radio, ministri i Brendshëm rajonal, Miquel Buch tha se policia “po angazhohet në trajtimin e këtij kërcënimi”.

Gazeta “El Peridico de Catalunya” njoftoi se policia rajonale ka lëshuar një qarkore të brendshme ku thuhet se një person mund të tentojë të godasë turmën me autobusë.

XS
SM
MD
LG