Ndërlidhjet

Turqia dërgon përforcime ushtarake në kufi me Sirinë


Ilustrim
Ilustrim

Turqia ka dërguar përforcime ushtarake në kufi me Sirinë, vetëm disa ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tërheqjen e gjitha trupave amerikane nga Siria.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, tha se përforcimet përfshijnë trupat tokësore, tanke dhe mjete tjera ushtarake.

Ndërkohë, brenda Sirisë, luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia u vendosën në zonat pranë qytetit kurd të Manbij, tha Anadolu.

Manbij, në Sirinë veriore, mbahet nga një milici kurde e mbështetur nga SHBA, ndërkaq e shikuar nga Ankaraja si "terroriste" e lidhur me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Lexoni edhe këtë: Trump mbron sërish vendimin e tij për tërheqjen e trupave nga Siria

XS
SM
MD
LG