Ndërlidhjet

Gjykata Kushtetuese refuzon të shqyrtojë rastin e Aida Dërgutit


Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar të vendosë masë të përkohshme si dhe të shqyrtojë kërkesën e 11 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 06/V145 të Kuvendit të Republikës së Kosovës përkitazi me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese përfundoi se kërkesa është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, kërkesa për masë të përkohshme u refuzua.

Lexoni edhe këtë: Kuvendi nuk e miraton kërkesën e Vetëvendosjes për shkarkimin e Dërgutit

XS
SM
MD
LG