Ndërlidhjet

Imzot Dodë Gjergji: Evropa të mos e shikojë si rrezik popullin tim


Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në mesazhin e tij për festën e Krishtlindjes, iu ka bërë thirrje popujve të Evropës të mos e shikojnë popullin e tij si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet.

“Ftoj edhe popujt e Evropës, sido që janë të organizuar në institucionet shoqërore, politike dhe ekonomike, që të jenë më të drejtë dhe të kenë më shumë besim te ne shqiptarët. Ne, nuk na befason padrejtësia, sepse jemi të mësuar më të, në të kaluarën. Ne, sot shpresojmë në drejtësi dhe barazi,në mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropës, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të qytetërimit të vet” thuhet në mesazhin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji.

Më tutje, në mesazh, Ipeshkvi Dodë Gjergji, fton “popujt e rajonit që të mos thurin plane për të ardhmen duke na përjashtuar shqiptarët, por të përpiqen se bashku, të arrijmë paqen, të ardhmen ma të mirë dhe integrimin në familjen europiane”.

Ipeshkvi Dodë Gjergji i bën thirrje edhe popullit shqiptar që në asnjë rast, të mos e ndalë rrugëtimin e tij drejt së ardhmës, së bashku me popujt e Evropës dhe rajonit.

“Kjo që gëzojmë sot, është arritur me mund, djersë e gjak të shumë gjeneratave. Këndej, duhet të kihet kujdes që as një dështim i yni ose padrejtësi që na bëhet, të mos e rrezikojë bashkëudhëtimin tonë drejtë të ardhmes me popujt e Evropës dhe Rajonit, sepse e dimë mirë se si kemi pësuar kur kemi gabuar” thuhet në mesazh.

XS
SM
MD
LG