Ndërlidhjet

Kabul: Vazhdon përleshja midis forcave afgane dhe militantëve


Ilustrim
Ilustrim

Forcat e sigurisë në kryeqytetin afgan, Kabul, por vazhdojnë përleshjet me militantët të cilët gjatë ditës së hënë, sulmuan një kompleks qeveritar.

Një numër i panjohur i militantëve sulmuan një kompleks qeveritar ku janë të vendosura disa zyra qeveritare. Ende mbetet e paqartë sa persona kanë vdekur apo sa janë të plagosur.

Megjithatë, AFP ka raportuar se një zyrtar policor ka vdekur ndërsa agjencia citoi Ministrinë e Shëndetësisë të ketë thënë se 16 persona janë plagosur.

Forcat e sigurisë thanë se kishin liruar më shumë se 300 njerëz që ishin brenda kompleksit në kohën kur filloi sulmi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, u tha gazetarëve se tre sulmues ishin vrarë nga forcat e sigurisë, ndërsa një tjetër vdiq në një sulm vetëvrasës makinash me bombë që shënoi fillimin e incidentit.

Lexoni edhe këtë: Militantët sulmojnë një kompleks qeveritar

XS
SM
MD
LG